Liderët kosovarë do ta takojnë Mogherinin, ia “konfirmojnë përkushtimin” për dialog me Serbinë
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në një takim ku merrnin pjesë dhe zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.
“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, thuhet në një komunikatë të Zyrë së Presidentit.
Fraksion.com