Ja arsyeja pse Victoria Beckham mban gjithmonë pantallona me xhepa; A e dini se çfarë fsheh stitlistja e njohur?
Është e vështirë të përcaktosh stilin e veshjes së Victoria Beckham, ndoshta sepse gruaja kameleon që prej vitesh udhëheq industrinë e modës së veshjeve intime, ka ditur që gjatë të 44 viteve të saj të guxojë dhe t’i provojë të gjitha.
Ish-Posh Spice është kthyer në një muzë frymëzimi për mijëra femra në të gjithë botën, të cilat ndjekin dhe presin me kërshëri risinë e radhës.
Dhe kur ke në krah edhe një mashkull si David Beckham, një arsye më shumë për të adhuruar vajzën e famshme të Spice Girls.
Por nëse ka diçka që karakterizon më së miri stilisten e famshme, domethënë përveç faktit që nuk buzëqesh kurrë, janë edhe fustanet e pantallonat e saj me xhepa.
E kemi parë t’i vesh teksa ndjek javën e modës në Londër, kur kalon në tapet të kuq apo kur është e ftuar në ekran.
Por pse Vicktoria është aq e lidhur pas këtij detaji?
Në një intervistë për ‘’ELLE”, ajo ka treguar se ka një arsye shumë të rëndësishme përse të gjitha veshjet e saj kanë xhepa, pasi në to mban gjithmonë kristale të cilat i japin energji pozitive dhe frymëzim.
“Kristali im i parë ishte prej xham vullkanik të zi dhe ende e mbaj me vete”-ka thënë 44-vjeçarja.
Victoria ka një dashuri të madhe për kristalet të cilat i ka përfshirë edhe në koleksionin e ri.
Krijimet e saj përmbajnë kristale mbi shpatulla ndërsa pantallonat kanë xhepa të fshehtë të brendshëm për kristale.
“Tani dua t’i ndaj njohuritë e mia me klientët e mi, veshjet i dedikohen grave të fuqishme dhe të suksesshme.”-vijon ajo. Pra nëse edhe ju keni nevojë për energji pozitive dhe inspirim ndiqni shembullin e Victorias.
P.s Të ketë vallë edhe ndonjë gur për të mbajtur syrin e keq nga David?/DAILY MAIL
Fraksion.com