Bisedimet me BE, Hahn në Tiranë për përgatitjet
Komisioneri europian për Zgjerimin tha sot se javën e ardhshme ai do të jetë në Tiranë për hapur rrugë punës përgatitore që Komisioni dhe autoritetet shqiptare do të duhet të kryejnë duke I paraprirë hapjes së bisedimeve për anëtarësim, të parashikuara për Qershorin e ardhshëm
Hahn e njoftoi vizitën e tij gjatë një konference shtypi në Bruksel me kryeministrin shqiptar Edi Rama, pas takimit që ata patën me njëri tjetrin. Faza përgatitore, ose siç njihet në gjuhën teknike “Screening” parashikon vlerësim e të gjithë kuadrit legjislativ shqiptar sipas drejtimeve që lidhen me 35 kapitujt e bisedimeve dhe përputhshmërinë e tij me atë të BE-së. Sipas zotit Hahn, nga cilësia e këtij procesi “varet ritmi me të cilin do të ecin negociatat më tutje. Ekipet e të dy palëve – tha ai – duhet të fillojnë punën menjëherë, edhe përpara pushimeve të verës, për të punuar mbi të gjitha këto drejtime, në mënyrë që të garantohet një analizë e qartë dhe e plotë mbi situatën”. Komisioneri europian theksoi rëndëinë e përparimit të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti të procesit te rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe vazhdimin e përpjekjeve në luftën kundër korrupsionii në të gjitha nivelet dhe kundër krimit të organizuar.
Nga ana e tij Presidenti i Këshillit europian Donald Tusk, theksoi pas takimit me kryeministrin shqiptar se “nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë ritëm reformash, do të jetë në gjendje që të përmbushë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm”.
Për kryeministrin Edi Rama, vendimi i marrë në fund të Qershorit nga vendet anëtare është shumë i rëndësishëm sepse “Shqipëria ka një datë për të hapur negociatat formalisht dhe ka dhe dritën jeshile për të filluar menjëherë punën përgatitore që zakonisht është ajo që ndodh pas hapjes së negociatave”. Kryeministri shqiptar garantoi se “ne jemi absolutisht gati për procesin analitik dhe presim m padurim të fillojmë në të gjitha drejtimet, duke mbajtur parasysh se do të jetë një punë e vështirë dhe nevojitet të bëhen përpjekje të mëdha për të gjitha hapat”.
Fraksion.com