Rusia: NATO zgjeron aktivitetet ushtarake në Evropën Veriore dhe Baltik
Zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, tha se NATO-ja, duke akuzuar Rusinë, zgjeron aktivitetet e saj ushtarake në rajonin e Evropës Veriore dhe Baltikut.
Duke folur në konferencën javore për media në lidhje me akuzat ndaj Rusisë në samitin e NATO-s, Zaharova u shpreh se të gjitha vendimet e marra në samitin e NATO-s do të analizohen me kujdes, ndërsa shtoi se akuzat ndaj Rusisë nuk bazohen në argumente.
“Me këtë arsyetim, blloku ushtarak (NATO) zgjeron aktivitetet ushtarake në rajonet e Baltikut dhe Evropën Veriore”, tha Zaharova.
E pyetur në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili më herët ka thënë se “Gjermania është rob i Rusisë”, Zaharova u përgjigj: “Në bazat në Gjermani gjenden 35 mijë ushtarë amerikanë. Në fakt, pyetja është se kush e kontrollon Gjermaninë. Ne në Gjermani kemi aktivitete tregtare, ndërsa SHBA bazë ushtarake”./AA
Fraksion.com