Life StyleTë fundit

Lorenc Vangjeli rrëfen problemin më të madh që ka me femrat

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin ‘Opinion’ po flitet për keqkuptimet mes meshkujve dhe femrave. Pjesë e panelit është edhe analisti Lorenc Vangjeli, i cili u shpreh se ka bërë paqe me veten pasi ka arritur në përfundimin se femrat nuk kuptohen: “Tani kam bindjen që nuk kuptohen dhe po i pranoj kështu siç është”.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se cila është pjesa që e nervozon më tepër tek femrat analisti Lorenc Vangjeli është përgjigjur: “Kur nuk më besojnë”.

Më tej Vangjeli ka përmendur një shprehje e cila ka shkaktuar të qeshura në panel: “Kurrë mos gënje një burrë dhe kur mos thuaj të vërtetën para një femre. Edhe po të pyes për orën thuaja 5 minuta para apo pesë minuta pas, se të bëhet e vërteta ves”./ Opinion

 

 

Fraksion.com