AktualitetTë fundit

Kokaina e Maminasit, ‘Forca e Ligjit’ godet llogaritë bankare të grupit

Llogaritë bankare të personave nën hetim për 613 kg kokainë të kapur në Durrës janë sekuestruar nga Task Forca Speciale.

Sipas burimeve zyrtare, në kuadër të aksioni “Forca e Ligjit” dhe në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit “Last Snow” ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve “Arbri Garden” shpk dhe “Ecoalmax” shpk.

Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta.

 

Fraksion.com