16 Aleatët e NATO-s dhe 3 partnerë, municionet tokësore do t’i blenë së bashku
Nën udhëheqjen e Belgjikës, Ministrat e Mbrojtjes të 16 Aleatëve ,( Belgjika, Danimarka, Estonia, Gjermania, Franca, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja) dhe Maqedonia, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi (MOU) mbi Bashkëpunimin Shumëkombësh për Sigurimin e Municioneve Vendimtare të Betejës Tokësore (LBDM) në Bruksel gjatë Samitit të NATO-s (11 dhe 12 korrik 2018).
Ministrat e Mbrojtjes të Austrisë dhe Finlandës gjithashtu do të nënshkruajnë MM menjëherë pas Samitit të NATO-s.
11 aleatë dhe Finlanda, e filluan këtë projekt në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në qershor 2017, duke nënshkruar një Letër Qëllimi. Marrëveshja e sapo nënshkruar sot është një hap i rëndësishëm përpara, pasi krijon bazën e nevojshme ligjore për pjesëmarrësit që së bashku të blejnë dhe magazinojnë një sërë municionesh tokësore.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller vlerësoi iniciativën, ajo tha se “kjo do të rrisë aftësinë tonë për të ndarë municionet tona dhe për të punuar më mirë dhe më efektiv në terren”.
“Me kalimin e kohës kjo iniciativë do t’i ndihmojë trupat tona për të rritur ndërveprimin dhe efektivitetin ku nevojitet më së shumti “dhe” ndihmojnë në reduktimin e kostove, duke mundësuar që buxhetet tona të mbrojtjes në rritje të shkojnë edhe më tej “, shtoi ajo.
Pas nënshkrimit të sotëm, pjesëmarrësit do të fillojnë punën në një raund fillestar të blerjes shumëkombëshe.
Fraksion.com