AktualitetPolitikëTë fundit

Samiti i NATO-s, Rama: Vlerësim pozitiv për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Bruksel ku po zhvillohet Samiti i 29 i NATO-s, me pjesëmarrje të liderëve dhe kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës dhe partnerëve.

Rama thotë se Samiti i NATO-s në Bruksel ka vlerësuar pozitivisht rolin dhe kontributin e Shqipërisë si pjesë e Aleancës së Veriut.

Ai me  anë të një Postimi në Facebook thotë  se “Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e NATO-s”.

Kryeministri nënvizon se vendi ynë ka marrë vlerësime për “rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm”.

 

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm.

Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

 

Fraksion.com