AktualitetBota+Të fundit

Pompeo në Bruksel për Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili ndodhet në Bruksel, ka planifikuar të zhvillojë takime në periferi të samitit të NATO-s për të siguruar aleatët se Irani, nuk do të ndalë dot furnizimet me naftë që kalojnë përmes ngushticës së Hormuzit.

Më parë gjatë ditës, zoti Pompeo ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe ku siguroi autoritetet atje se SHBA-ja është e vendosur të bindë udhëheqjen iraniane se sjellja e keqe e saj nuk do të shpërblehet.

Javën e kaluar, presidenti iranian Hassan Rouhani kërcënoi të ndërpresë rrjedhën ndërkombëtare të naftës nëpërmjet ngushticës së Hormuzit, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet që vendet e ndryshme të mos blejnë më naftë iraniane.

Zoti Pompeo ka theksuar gjithashtu angazhimin amerikan për të siguruar që korridoret e lëvizjes së anijeve të mbeten të hapura.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se diplomatët amerikanë kanë zhvilluar bisedime kohët e fundit në Arabinë Saudite, me qëllimin për të “ruajtur një treg nafte të furnizuar mirë, për ta mbrojtur nga paqëndrueshmëria”.

 

Fraksion.com