AktualitetBota+Të fundit

Afganistan, disa të vrarë në një ndërtesë qeveritare

Të paktën 10 vetë u vranë në një sulm të dyshuar të militantëve në një ndërtesë qeveritare në Afganistanin lindor.

Autoritetet njoftuan për plagosjen e 10 personave të tjerë gjatë të njëjtit sulm që u krye në një ndërtesë arsimore në Jalalabad, kryeqytetin e provincës Nangarhar. Forcat e sigurisë u angazhuan në një betejë të gjatë me armë zjarri me sulmuesit.

Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës në Jalalabad brenda javës. Dhjetë persona të tjerë u vranë dhe katër u plagosën të martën, kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët e lidhur në trupin e tij në një pikë kontrolli sigurie.

Kryengritësit talibanë dhe militantët e lidhur me shtetin islamik kanë baza në Nangarhar dhe kanë marrë përgjegjësinë për planifikimin e sulmeve me bomba kundër forcave qeveritare.

 

Fraksion.com