AktualitetNATO/BETë fundit

Udhëheqësit e NATO dhe BE nënshkruajnë deklaratën e përbashkët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u takuan sot në Bruksel (10 korrik 2018) për të nënshkruar një Deklaratë të Re të përbashkët mbi bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian. “Duke u përballur me një mjedis të ndërlikuar dhe të paqartë të sigurisë, ne duhet të punojmë së bashku për t’i mbajtur kombet dhe qytetarët tanë të sigurtë dhe pikërisht kjo po bëjmë”, tha Stoltenberg.

Deklarata, e cila vjen dy vjet pas një marrëveshje fillestare të bërë në Varshavë, thotë se NATO dhe Bashkimi Evropian po forcojnë bashkëpunimin në një sërë fushash, duke përfshirë lëvizjen ushtarake, kundër-terrorizmin, qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore  dhe promovimin e agjendës së grave, paqen dhe sigurinë. Të dy organizatat tashmë kanë rritur bashkëpunimin në vitet e fundit, duke përfshirë sigurinë detare, duke luftuar kërcënimet hibride dhe duke luftuar terrorizmin. NATO dhe BE tani shkëmbejnë paralajmërime në kohë reale mbi sulmet kibernetike, marrin pjesë në stërvitjet e njëri-tjetrit dhe punojnë së bashku për t’iu përgjigjur krizës së refugjatëve dhe migrantëve.

Deklarata mirëpret përpjekjet e BE-së për sigurinë dhe mbrojtjen, të cilat janë plotësuese dhe jo një alternativë ndaj NATO-s. “Ne … duhet të sigurojmë përfshirjen më të plotë të aleatëve jo-BE në bashkëpunimin tonë dhe të shmangim krijimin e barrierave të reja”, tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, duke kujtuar se pas Brexit, 80% e shpenzimeve të mbrojtjes në NATO do të vijnë nga aleatë jo-BE.

 

Fraksion.com