AktualitetPolitikëTë fundit

Tsipras për detin: Po përpiqemi të zgjidhim problemet me Shqipërinë

Nga Samiti i Ballkanit Perëndimor që po zhvillohet në Londër, është prononcuar për mediatc kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

Ai ka deklaruar se ka përpjekje serioze për zgjidhjen e problemeve mes Greqisë dhe Shqipërisë, në një kohë kur dy vendet po negociojnë çështjen e kufirit detar. Mediat greke shkruajnë se teksa ka prekur sfidat e Ballkanit dhe kontinentit të vjetër, kryeministri grek tha se gjërat po ndryshojnë.

“Gjërat po ndryshojnë tani. Me Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshja Bullgari- FYROM (Maqedoni), me përpjekjet për të zgjidhur çështjet midis Greqisë dhe Shqipërisë, me presidencën e suksesshme bullgare të BE dhe ringjalljen e Axhendës së Selanikut për zgjerimin e BE”, shtoi kreu i qeverisë greke.

Duke kujtuar se në 2014-ën, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftoi ngrirjen e procesit të zgjerimit dhe sot jemi në një stad ku për Shqipërinë dhe Maqedoninë përcaktohet çelja e negociatave në qershor 2019, Tsipras tha se “periudha që kemi kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë për Ballkanin”.

“Evropa përjetoi përtej krizës ekonomike, krizën më të keqe të refugjatëve pas luftës, e cila u përqendrua në rajon… Ne kemi përjetuar një përpjekje të tmerrshme të grushtit të shtetit në Turqi, si dhe krizat në Shqipëri dhe Maqedoni”, tha kryeministri helen.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com