Takimi Trump-Putin: Finlanda pezullon Schengenin përkohësisht
Trump dhe Putin do të takohen në Helsinki më 16 korrik dhe zyrtari i Ministrisë së Brendshme finlandeze, Kimmo Elomaa, tha se Finlanda është e gatshme të jetë në kujdes të plotë për mbarëvajtjen e një samiti të tillë të rëndësishëm.
Për këtë arësye autoritetet e Finlandës kanë ndërmarrë masat maksimale të sigurisë përpara samitit të ardhshëm historik të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Finlanda për shkak të samitit Trump-Putin ka pezulluar përkohësisht Schengenin.
Fraksion.com