Reforma në drejtësi, Moisiu: Gjyqësori iu nënshtrua politikës
Ish-Presidenti, Alfred Moisiu ka komentuar Reformën në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Studio e hapur” në “News24”, Moisiu tha se kjo ishte një ndër reformat më të mira që është bërë tek ne.
“Reforma në drejtësi është një nga reformat më të mira që është ndërmarrë tek ne, pasi kishim nevojë për masa radikale”.
Ai shtoj se kjo reformë ishte e rëndësishme për të shkëputur lidhjet e gjyqësorit me politikën.
“Gjyqësori iu nënshtrua politikës. Kishim gjyqtarë që ishin në gjendje të mbulonin abuzimet e politikanëve”, shprehet Mosiu.
Ish-presidenti Moisiu tha se deri më tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama e ka qeverisur mirë vendin.
Por ndërkaq, ai nuk ka kursyer as kritikat, ndërkohë që është ndalur konkretisht tek procesi i llogaridhënies publike, në dëgjesat e organizuara me qytetarët.
“Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Mund të them se kjo mazhorancë ka punuar mirë. por ka edhe kjo shumë të meta. Për shembull procesi i llogaridhënies është gjë shumë e mirë, por kam frikë se mos është shumë formale. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin. Por për mua Rama deri më tani është kryeministri më i mirë”, tha ish-Presidenti Moisiu.
Fraksion.com