Rama nga Londra, negociatat: Të shfrytëzojmë këto 12 muaj për procesin analitik
Gjatë vizitës në Londër, ku merr pjesë në samitin për vendet e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në gjatë vitit 2019.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në samitin për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë vizitës në kryeqytetin britanik, Rama ka dhënë një intervistë për IBNA dhe Albanian Free Press. Rama ka folur për procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në gjatë vitit 2019.
Rama ka thënë se 12 muajt e lëna nga BE do të shërbejnë si një kohë për një proces të rëndësishëm analitik.
“Është një proces i vazhdueshëm. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm në nisjen e negociatave. Ne kemi marrë vetëm datën për hapjen e negociatave, të cilat do të zhvillohen vitin e ardhshëm, por kanë hyrë në një proces të rëndësishëm të fazës analitike, që është faza që fillon pas fillimit të negociatave. Është një zgjidhje pozitive përmes së cilës nuk duhet të qëndrojmë një minutë dhe duhet të përdorim këto 12 muaj për procesin analitik.”
Më tej Kryeministri ka thënë se do të ketë një takim me Kryeministrin grek, Aleksis Tsipras.
“Unë besoj se do të kemi një takim që do të mbahet shpejt”-tha Rama.
I pyetur për një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, Rama ka thënë se përsa kohë që pati një zgjidhje mes Greqisë dhe Maqedonisë, dhe për sa kohë që ka një zgjidhje mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka patjetër dhe një opsion për Kosovën dhe Serbinë.
“Zgjidhja që unë kam parë në rastin e Greqisë dhe Maqedonisë, po ashtu zgjidhja mes Shqipërisë dhe Greqisë janë një tregues i qartë se kur ka dëshirë, ka edhe zgjidhje. Përjashtim bën fakti, që zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e lehtë për t’u arritur, por unë besoj se do të vijë.”, është shprehur Rama.
Fraksion.com