AktualitetPolitikëTë fundit

PD: Prokuroria ka 10 ditë që hesht për shoferin e Xhafajt

Partia Demokratike ka deklaruar se Prokuroria e Tiranës ka dhjetë ditë që hesht, pasi shpalli vetëvrasjen e shoferit të Xhafajt që në ditën e parë.

Në deklaratën e saj thuhet po ndiqet e njëjta taktikë që Rama dhe Xhafaj përdorën me audioregjistrimin e pazareve të drogës së Agron Xhafajt.

“Ata e shpallën videon false brenda pak orësh dhe që atëherë janë zhdukur. Bllokimi i hetimeve për vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt vërteton përfundimisht se i gjithë sistemi i Prokurorisë kontrollohet nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj”, vijohet të thuhet më tej.

Partia Demokratike e cilëson Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë e Durrësit si instrumenta të Ramës, që i përdor për të mbrojtur krimin në qeveri.

“Që pas emërimit të Arta Markut, e cila ndryshoi të gjithë drejtuesit e sistemit të Prokurorisë, janë bllokuar dhe zvarritur të gjitha hetimet e rëndësishme kundër krimit, drogës dhe korrupsionit. Pa çlirimin e Prokurorisë nga kthetrat e Edi Ramës nuk do ketë drejtësi të vërtetë në vend”, shtohet në deklaratën e PD-së.

 

Fraksion.com