AktualitetKosovaTë fundit

Largimi i serbëve nga FSK-ja, skenar i Serbisë me qëllim destabilizues

Largimi i pjesëtarëve të komunitetit serb nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës është bërë me skenar të Serbisë. Burime të afërta me FSK-në i kanë thënë gazetës se të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë nga radhët e komunitetit serb kanë marrë urdhër nga Beogradi që ta braktisin këtë forcë.

Kjo me qëllimin që të prodhohet një situatë e re, për të cilën mund të kërkohet të bisedohet në Bruksel mes dy palëve. Një propozim i tillë ka qarkulluar edhe më herët, veçmas në Serbi, ku është përmendur mundësia e krijimit të një batalioni të veçantë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas burimeve, tendenca e serbëve është që në kuadër të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përfshihet edhe një batalion i veçantë ushtarak. Në Qeverinë e Kosovës e kanë pranuar se largimi i serbëve nga FSK-ja është bërë me presion të Beogradit. Por nuk kanë komentuar rreth synimeve të Beogradit që kjo çështje të ngrihet në kuadër të dialogut të Brukselit, dhe nëse do të pranojnë që kjo të ndodhë.

 

Fraksion.com