Kosovë: Kuvendi pa kuorum, sërish dështon të marrë vendime
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të miratojë Projektligjin për Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Kjo pasi partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, shkaku i mospajtimeve lidhur me përmbajtjen e këtij projektligji.
Neni që mundëson një gjyqtar të vendosë për të gjitha lëndët ka nxitur reagime të shumta te opozita, gjatë vazhdimit të seancës plenare të hënën. Kjo pasi, sipas saj, është shkelje flagrante që për shumë të mëdha të vendosë vetëm një gjyqtar, shkruan sot Koha Ditore.
E gjatë vazhdimit të seancës përveç shqyrtimit të disa raporteve, e projektligjeve, Kuvendi nuk ka marrë asnjë vendim në mungesë të kuorumit, edhe pse për pikatë në rendë të ditës pati diskutime disaorëshe. Nuk është hera e parë që Kuvendi përballet me mungesë të kuorumit.
Fraksion.com