Kosovë: Edhe një goditje procesit të liberalizimit të vizave
Në pritje të njoftimit nga Komisioni Evropian për përmbushjen e kriterit të fundit në procesin e liberalizimit të vizave, Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian e kishte vënë në rend të ditës votimin për këtë më 10 korrik.
Në këtë rast ky komision do të votonte dhe pastaj votimi do të bëhej edhe në seancë plenare në shtator. Por tash kjo është hequr nga rendi i ditës, pasi nuk ka ardhur ende njoftimi nga Komisioni Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, shkruan sot Koha Ditore.
Ky do të ishte hapi i parë në procedurë dhe rasti i fundit që kjo të ndodhë para pushimeve verore. Por kjo është hequr nga rendi i ditës dhe ka ngelur për vjeshtë, pasi Komisioni Evropian ende nuk e ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Edhe nëse këtë e bën tash, do të jetë tepër vonë, sepse deri në vjeshtë nuk mund të jetë më në rend dite.
Fraksion.com