Hapet gara për 25 zona minerare, ofertat dorëzohen në gusht
Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë ka shpallur 25 zona minerare për të cilat subjektet e interesuara mund të ofertojnë për të fituar të drejtën e shfrytëzimit. Zonat janë parashikuar në planin minerar të vitit 2018 ndërkohe që një pjesë e tyre i përkasin edhe planifikimeve më të hershme të parashikuara për procedura konkurrimi. “Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues” thuhet në shpalljen e bërë nga MIE në Agjencinë e Prokurimit publik.
Zonat për të cilat është i hapur shprehja e interesit janë të përcaktuar me numra specifikë dhe përfshihen në rajone të ndryshme në gjithë vendin dhe të njohura për minerale të natyrave të ndryshme.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: Për zonat:
Nr. 127, Nr. 148, Nr. 152/3, Nr. 157/1, Nr. 213/7, Nr. 169 ; dt. 06.08 .2018, ora 10:00
Për zonat: Nr. 275/6, Nr. 275/9 ,Nr . 216, Nr.278/2, Nr.347/5, Nr.334/1 ; dt. 07.08 .2018, ora 10:00
Për zonat: Nr.668/1, Nr. 738/7, Nr.566/1, Nr. 559/1, Nr.553/5, Nr.532/4 ;dt.08.08.2018, ora 10:00
Për zonat:Nr.425/1,Nr.358/1,Nr.361/2, Nr.233, Nr.253,Nr.552/7,Nr.252; dt.09.08.2018, ora 10:00
Sipas MIE ofertat duhet të shoqërohen nga dokumente ligjore dhe administrativë origjinalë ose kopje të noterizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara në dokumentet e procedurës konkurruese dhe të dërgohen tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Fraksion.com