7 mënyra të thjeshta për të përmirësuar memorien tuaj
Nuk mund të gjeni çelësat e shtëpisë tuaj? E keni emrin e postierit tuaj në “majë të gjuhës”, por nuk ju kujtohet? Këtu janë truket e habitshme që do t’ju ndihmojnë të mbani mend gjërat sot dhe për të mbajtur mendjen e mprehtë pasi kalon mosha.
- Dëgjoni Mozart-in. Një studim filandez i 2015 zbuloi se dëgjimi i muzikës klasike rrit aktivitetin e gjeneve të përfshira në kujtesë.
- Merrni një pushim dhe qeshni. Pasi të moshuarit shikuan një video për të qeshur në një studim të vitit 2014, nivelet e tyre të kortizolit ranë dhe ndikoi mjaft mirë në testet e kujtesës. Pa marrë parasysh moshën tuaj, “çdo gjë që ul stresin do të përmirësojë kujtesën”, thotë Majid Fotuhi, M.D., kryetar i Institutit të Neurologjisë Memosyn dhe autor Boost Your Brain.
- Mësoni një gjuhë të huaj. Anglisht folësit që studiuan gjuhën kineze për gjashtë javë kishin lidhje më të mirë të trurit, rezultoi nga hulumtimi.
- Merrni frymë thellë. Studimet tregojnë se meditimi ndihmon të rritet hippocampus. Provoni ushtrimin 7-7-7 të Dr Fotuhi-së: Merrni frymë për 7 sekonda, mbajeni frymën 7 sekonda dhe nxirreni frymë për 7 sekonda.
… Dhe më vonë
- Fikni televizorin. Një studim i vitit 2005 për Trurin dhe Njohjen zbuloi se rreziku i sëmundjes Alzheimer rritej 1.3 herë për person çdo orë të shtuar të TV mes moshës 40 – 59 vjeç.
- Bëhuni “dinak”. Personat, të cilët nxirrnin anën e tyre krijuese në moshën e mesme dhe të vjetër kishin rreth 73 për qind më pak gjasa për të zhvilluar probleme të kujtesës.
- Kini prioritet gjumin. Një rishikim i publikuar në janar të vitit 2015 zbuloi se njerëzit që kishin gjumë të mirë në moshën e mesme kishin funksionim më të mirë mendor në vitet e tyre të arta. Gjumi i tanishëm mund të jetë më i rëndësishëm, sepse është më i thellë se gjumi që merrni në pleqëri. Dr. Small thotë: “Kjo mund të ndihmojë trurin tuaj të pastrohet nga proteina amyloid e lidhur me Alzheimer dhe redukton inflamacion që mund të dëmtojë qelizat e trurit.”
Fraksion.com