Life StyleTë fundit

Shenjat që përputhen më shume me gaforren dhe ato që e kanë halë në s

Gaforrja cilësohet si shenja më e komplikuar e zodiakut ! Besnike, e dashur, e dhembshur, e orientuar drejt familjes…por si çdo medalje me dy anë dhe gaforrja duket ka një fytyrë të dytë! Kjo shenjë është tejet e prirur të bjerë pre e depresionit, ndihet sikur askush nuk e kupton, mbyllet në vetvete dhe ajo që di të bëjë më mirë t’ia vëndosë fajin “botës”. Megjithatë nëse gaforret shoqërohen me njerëzit e duhur do të nxjerrin më të mirën e vetes. Më poshtë Living do të listojë 3 shenjat që përputhen më shumë me gaforren dhe tre shenjat që nuk shkojnë fare.

1. Akrepi
Një gaforre tipik mendon se historia e Romeo dhe Zhulietës është historia e përsosur e dashurisë. Kjo për shkak se ata kanë vullnet për përkushtim absolut ! Akrepi i njohur për xhelozinë dhe këmbënguljen do të donte të njihte dikë me të cilën të kalonte gjithë jetën “derisa vdekja t’i ndajë” . Nëse për një shenjë tjetër ky përkushtim ngjall frikë , për gaforren është gjithçka do kjo shenjë.

2. Peshqit
Peshqit, shenja tjetër e ujit, është e ndjeshme dhe humbasin veten duke dashuruar. Ky është një lajm i mirë për një gaforre, e cila jo vetëm që kërkon përkushtim, por edhe dikë që do ta lejojë gaforren të kujdesen për to.

3. Demi
Demi dhe gaforrja flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Siguria emocionale dhe financiare shkojnë dorë për dore për të dyja shenjat. Por, që të mos mendoni se ky do të ishte një kombinim, pa dashuri, mbani mend se Demi, si gaforrja , është një romantic i lindur që pëlqen gjërat tradicionale si zemrat klasike dhe lulet romantike.
Ndërkohë një gaforre nuk duhet ta provojë kurrë të lidhet me një ujor, dash apo shigjetar, pasi jo vetëm që nuk do të shijojë asgjë nga lidhja, por do të njohë dhe anët më të errëta të vetes, sepse këto shenja provokojnë më të keqen e gaforres.

 

Fraksion.com