Life StyleTë fundit

Njihen si “sicarias” ose vrasëse me pagesë; Ja bota e errët e kolumbianeve…

Ato njihen si “sicarias”, ose vrasëse me pagesë.

Në jetën e përditëshme të gjithë e dinë që janë shtëpiake të zakonshme, por në të vërtetë ato paguhen për të hequr qafe të padëshiruarit e bandave kriminale. Arsyeja pse janë të preferuarat e “kontraktorëve” është se askush nuk do të dyshojë tek fytyrat e tyre kaq ëngjëllore…

23-vjeçarja Camilla tregon se ka kryer 6 vrasje deri tani, madje disa prej tyre kur ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Ndërsa Monica ka kryer vrasjen e parë kur ishte 12 vjeç dhe gjithashtu shtatzënë.

Fotot e vrasëseve te rrezikshme kolumbiane janë kapur vite më parë, por dolën sërish në qarkullim pasi dy prej lojtarëve të kombëtares morën kërcënime me vdekje pasu humbën penalltitë vendimtare që eliminuan skuadrën e tyre nga Kupa e Botës.

 

Fraksion.com