Giuliani: Ekipi ligjor i Presidentit, pranë një vendimi që ai të mos intervistohet nga Mueller
Avokati i Presidentit Donald Trump tha të dielën se ekipi ligjor i Presidentit është “pranë marrjes së një vendimi” që ai të mos paraqitet për t’u intervistuar nga Prokurori Special Robert Mueller në kuadrin e hetimit që po zhvillohet lidhur me ndërhyrjen ruse në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, me synimin për ta ndihmuar zoti Trump t’i fitojë zgjedhjet.
Rudy Giuliani, ish Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut, tani avokati kryesor i zotit Trump, tha në intervista për televizionet ABC News dhe CNN, se avokatët e zotit Trump duan që hetuesit hetuesit e zotit Mueller, t’i sjellin fakte që Donald Trump ka bërë veprime që bien në kundërshtim me ligjin, para se të bien dakord që ai të merret në pyetje.
Presidenti Trump ka thënë shpesh se ai është gati të merret në pyetje nga Mueller gjatë hetimit që vazhdon prej 14 muajsh, por Giuliani i tha CNN-it, se “neduam të dijmë, në se ka bazë mbështetur mbi fakte për hetimin, sepse nuk jemi duke gjetur arsye për këtë.” Ai tha se prokurorëve “Nuk u duhet të provojnë se ka patur shkelje të ligjit. Ata duhet të më parë kenë një bazë të mbështetur mbi fakte, për të dyshuar në se është shkelur ligji”.
Giuliani i tha televizionit ABC, se “Kemi shqyrtuar gjithshka që mund të quhej marrëveshje e fshehtë, apo pengim të drejtësisë. Nuk kemi gjetur asgjë inkriminuese dhe për këtë hetim nevojitet të kemi një bazë për të dyshuar.”
Robert Mueller ka zhvilluar hetime mbi mundësinë e lidhjeve mes fushatës së zotit Trump dhe Rusisë dhe në se Presidenti është përpjekur të pengojë drejtësinë, duke pushuar nga puna ish Drejtorin e FBI-së James Comey, i cili kryesonte në atë kohë hetimin për Rusinë, para se të caktohej zoti Mueller në këtë detyrë. Nuk ka të dhëna, në se hetimi i zotit Mueller është duke përfunduar dhe ekipi i tij nuk u është përgjigjur në publik sulmeve të vazhdueshme të zotit Trump dhe akuzave se ekipi hetimor paragjykime ndaj tij.
Fraksion.com