AktualitetTë fundit

Elbasan: Makina përplas fëmijën 8 vjeçar; Arrestohet drejtuesi

Një 37 vjeçar në Elbasan është arrestuar për aksidentimin e një fëmije.Në pranga ka rënë shtetasi Besim Vreto, banues në Tiranë.

Policia thotë se Vreto duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 719 ER , ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.S, 8 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” , Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Fëmija i plagosur menjëherë është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

 

Fraksion.com