Dorëhiqet sekretari britanik për “Brexit”
Qeveria e Theresa May është në krizë të thellë pasi Davidi Davis dha dorëheqjen në mënyrë dramatike si sekretar i Brexit në natën e së dielës.
Davis tronditi Kryeministrin duke i thënë asaj se ai nuk mund ta mbështeste planin e Brexit të rënë dakord të premten dhe po dilte nga “në interesin kombëtar”.
Davis e mori detyrën në vitin 2016, ndërsa largimi i tij vjen disa ditë pasi kryeministrja e këtij vendi, Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit qeveritar për planin rreth Brexitit, pavarësisht pretendimeve nga kritikët e saj se i njëjti ishte i “butë”.
Në letrën e tij të dorëheqjes, Davis i ka thënë kryeministres May, se “trendi aktual i politikës” është duke bërë “çdo herë e më pak të dukshme” idenë se Britania do të largohet nga bashkimi doganor dhe tregu i vetëm.
Ai ka thënë se nuk beson që qasja negociuese e qeverisë “nuk do të krijojë mundësinë e nisjes së kërkesave të reja për koncesione” nga Brukseli.
“Drejtimi i përgjithshëm i politikave do të na dërgojë neve në një pozicion të pafuqishëm dhe ka mundësi që mund të jetë edhe i pashmangshëm”, është shprehur ai.
Në përgjigjen drejtuar Davis, kryeministrja britanike ka thënë se “nuk pajtohet me përshkrimin që ai i ka bërë politikës për të cilën janë pajtuar paraprakisht në Kabinet të premten”.
Ajo ka thënë të ketë ndjerë keqardhje për largimin e Davis, mirëpo e ka falënderuar atë për “gjithçka që ka bërë në formësimin e largimit tonë nga BE-ja”.
Por dy deputetët e tjerë të cilët gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen, janë Steve Baker dhe Suella Braverman.
Fraksion.com