Britani: Pista kryesore e hetimit për helmimin, lidhja me rastin Skripal
Policia britanike thotë se beson se viktimat e fundit të helmuara me agjentin nervor, Novichok duhet të kenë rënë në kontakt me materialin. Britania ka hapur një hetim për vdekjen e njërës prej viktimave, një grua 44 vjeçare. Ndërkohë Rusia tha se do të ishte “absurde” që të bëhej lidhje mes Moskës dhe vdekjes së gruas britanike.
Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane, Neil Basu tha të hënën se vdekja e britanikes Dawn Sturgess të dielën tregon se ajo dhe partneri i saj Charlie Rowley ishin ekspozuar ndaj një “doze të lartë” të agjentit nervor të gradës ushtarake. Ai tha se për momentin, policia kundër terrorizmit nuk është në gjendje të thotë nëse agjenti nervor në këtë incident është i lidhur me sulmin ndaj Sergei dhe Yulia Skripalit.
“Megjithatë, kjo mbetet pista jonë kryesore e hetimit. Hetimi duhet të mbështetet vetëm tek faktet. Fokusi dhe përparësia jonë aktualisht është të identifikojmë dhe gjejmë çdo objekt që mund të jetë burim i helmimit”.
Basu thotë se mbi 100 policë po punojnë në përpjekje për të kontrolluar të gjitha vendet ku kishin qenë Sturgess dhe Rowley para se të sëmureshin më 30 qershor. Rowley vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital.
Rusia ndërkohë thotë se do të ishte “absurde” të lidhej Moska me vdekjen e britanikes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është “thellësisht e shqetësuar për incidentet e helmimit në territorin britanik”, por shtoi se nuk ka informacion për përfshirjen e Rusisë.
Britania ka fajësuar Rusinë për helmimin e Skripalëve, një akuzë që Rusia e ka hedhur poshtë.
Policia dyshon se Sturgess dhe Rowley kishin prekur një epuvetë me helm dhe po përpiqen të zbulojnë hellositë e mëtejshme.
Sekretari i Brendshëm Sajid Javid vizitoi të shtunën rajonin e Salisburyt ku ndodhi incidenti, për të siguruar banorët se shanset për t’u sëmurur nga agjenti nervor janë minimale.
Fraksion.com