AktualitetPolitikëTë fundit

Balla sqaron manipulimin e votës për teatrin: Ta hetojnë kamerat e kuvendit

Në një kohë kur opozita ka bojkotuar seancën e sotme plenare, ndërsa përfaqësohet nga dy krerët e grupeve parlamentare, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, këta dy të fundit kërkojnë rivotim të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij Vasili tha se vota e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo është manipuluar, të njëjtin qëndrim që mbajti edhe Spaho.

Përsa i përket votimit për ligjin e teatrit, Balla sqaroi se deputetit Bitri që u largua nga LSI dhe doli i pavarur në vendin që voton i është vënë kartë e një deputeti tjetër, pra e Tavos. Për këtë arsye Balla thotë se nuk ka asnjë manipulim sikur pretendon opozita, pasi fizikisht ishte i pranishëm Bitri që votoi, por me kartën e Tavos që i kishin vendosur.

“Nga ana e PS nuk ka pasur asnjë deputet që të ketë votuar në emër të një deputeti tjetër. Sikurse për transparencë të opinionit publik, deputetit të pavarur në vendin që ai voton, i është dhënë një kartë. Kamerat e Kuvendit ta hetojnë. Nëse LSI ka detyrim për të bojkotuar, s’ka të bëjë me votimin. E drejta e Bitrit nuk mund ti hiqet për të votuar. Çfarë dhe kush fshihet pas këtij skenari për të prishur votimin e ditës së enjte, këtë e kuptojnë të gjithë”, tha Balla.

 

Fraksion.com