AktualitetBota+Të fundit

Turqi: 18,632 persona pushohen nga puna në institucionet publike

 Me dekretin e fundit legjislativ 701 i nxjerrë në Turqi në kuadër të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, 18,632 persona janë pushuar  nga puna në institucione të ndryshme publike, ndërsa 148 persona janë kthyer në detyrat e tyre.

Në fletoren zyrtare është botuar dekreti legjislativ 701 i nxjerrë në kuadër të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, ku sipas dekretit janë pushuar nga detyra për të mos u rivendosur më në asnjë detyrë publike 18,632 persona të cilët janë përcaktuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare se kanë qenë anëtarë në organizata terroriste, grupe apo formësime apo në lidhje me grupe të cilët kanë kryer aktiviteteve kundër sigurisë kombëtare.

Personat që janë hequr nga detyrat e tyre kanë qenë me detyrë në institucione publike si forcat e armatosura, forcat detare, forcat ajrore, në drejtorinë e policisë, komandën e xhandarmërisë, zv.prefektë dhe detyra të tjera të ndryshme në poste publike.

Gjithashtu për këto persona theksohet se ndaj tyre nuk do të kërkohet ndonjë vendim dënimi dhe nuk do të ripunësohen në institucione publike dhe po ashtu ndaj tyre do të hiqen të gjitha gradat apo të drejtat e statusit për punonjësit në institucionet publike.

Nëpërmjet dekretit legjislativ 701 janë rikthyer në detyrën e tyre 148 persona, të cilët do të duhet të fillojnë detyrën e tyre brenda 10 ditëve. Për këto persona do të paguhen të gjitha të drejtat financiare dhe sociale që nga dita kur janë pezulluar dhe ditën kur do të fillojnë punën e tyre.

Në kuadër të këtij dekreti u janë hequr gradat 35 personave që kanë qenë me detyrë në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, 1,167 personave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si dhe 324 personave në Forcat e Armatosura të Turqisë, për të cilët është përcaktuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare se kanë qenë anëtarë në organizata terroriste, grupe apo formësime apo në lidhje me grupe të cilët kanë kryer aktiviteteve kundër sigurisë kombëtare, apo që kanë dalë në pension dhe kanë dhënë dorëheqje për arsye të ndryshme nga detyra e tyre./AA

 

Fraksion.com