AktualitetPolitikëTë fundit

Deputeti i PD, Shehu: Terr informativ; Me Athinën nuk mund të luhet

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, thotë se bisedimet me Greqinë kanë rënë në një pikë të vdekur, duke shtuar se zgjidhja e hapësirës detare midis dy vendeve mund të bëhet duke iu drejtuar Gjykatës së Hagës.

 

Prononcimi i Shehut:

 

“Bisedimet me Greqine megjithe “terrin informativ”, duket se kane rene ne nje “pike te vdekur”, gje qe ishte e paralajmeruar nga ne.
Diplomacia jone eshte ne vorbullin e nje deshtimi te ri; cdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashteme tashme eshte tejkaluar pa rezultat.
Kjo ndodh se cdo gje, prej pese vitesh, po zhvillohet se prapthi, pa profesionalizem e pergjegjesi nga Rilindja per keto maredhenie.
Maredheniet shume te rendesishme me Greqine, mbasi u shkaterruan qellimisht nuk mund te arrijne ne nivelet pozitive e dinjitoze te viteve me pare me veprime aventureske, me qendrime e kerkesa te pa qarta e oshiluese, me kalime paradoksale nga perpjekjet bllokuese, tek servilizmat e leshimet “vomituese”.
Greqia eshte nje demokraci shume e vjeter, me nje diplomaci te konsoliduar, nje partner i yne strategjik me te cilen nuk mund te luhet me keto improvizime infantile, kercenime e me tej leshime ekstreme, pa stabilitet e besueshmeri.
Nje politike e tille aspak serioze nuk mund te kete sukses e eshte e destinuar te deshtoje.
Ndersa ne lidhje me Mareveshjen e Kufirit Detar sic po e tregojne edhe zhvillimet, ne kete katraure te krijuar nga Rilindja ngel vetem nje zgjidhje dinjitoze e racionale per ne, ajo e drejtimit te Gjykata e te Drejtes ne Hage, me mirekuptim reciprok.
Keshtu ndodh kur te “hyn vetja ne qejf e kerkon te besh cubin” nje here e me pas detyrohesh te kthehesh tek roli i “sherbetorit” te bindur, por ama dhe ky me dy “zoterinje”, gje qe e komplikon edhe me shume situaten, duke krijuar nje tablo tragjiko-komike.
Fatmiresisht eshte e do te jete ne fuqi se paku edhe per 5 vite Traktati i Miqesise me Greqine i realizuar ne vitin 1996, se po te ishte per rilindasit…..!
” thotë Shehu në Facebook.

 

Fraksion.com