Skuadra e kryebashkiakëve: Veliaj përzgjidhet në 11-shen më të mirë në botë
Prej një muaji, i gjithë globi është përfshirë nga ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit që po zhvillohet në Rusi. Në këtë fazë, shumë ndër ne kanë përjetuar edhe eleminimin e skuadrës së zemrës. Por, kur 8 skuadrat më të mira do të ndeshen sot dhe nesër për të përcaktuar kush do të kalojë në gjysmëfinale, revista e njohur britanike “Monocle”, e cila shpërndahet në të gjithë botën, ka bërë një pyetje të thjeshtë për lexuesit e saj: Cila do të ishte 11-shja më e mirë nëse sot do të zhvillohej kampionati botëror i Kryebashkiakëve?
Sigurisht, revista britanike është përgjigjur (duke marrë rolin e trajnerit) me hedhjen në fushë të 11-shes së Kryebashkiakëve më të mirë, mes të cilëve edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai renditet në të njëjtën skuadër me emra kryebashkiakësh shumë të njohur në botë, si e Montrealit në Kanada, Seattle dhe Las Vegas në SHBA, apo kreut të Bashkisë së Seulit, Taipeit, Nju Orlins etj.
“Monocle” sjell në vëmendje disa nga nismat e kryebashkiakut Veliaj, të cilat ia kanë ndryshuar fytyrën Tiranës në tre vitet e fundit, duke përmendur veçanërisht përpjekjen e tij për një qytet të njerëzve dhe jo të makinave, me shtimin e përdorimit të biçikletave në kryeqytet. Revista thekson se cilësia që bashkon të gjithë 11-shen e kryebashkiakëve është qasja e tyre dhe mënyra se si këta janë njerëz e marrin seriozisht punën.
Ah, roli i Veliajt në skuadrën e 11 kryebashkiakëve më të mirë? Mban nr. 11, pra sulmues krahu.
Shkrimi i plotë i revistës Monocle:
E gjitha për t’u luajtur…Me ethet e Kupës së Botës që na kanë rrëmbyer të gjithëve, menduam të formojmë së bashku një skuadër kryebashkiakësh superstarë, të gatshëm të japin 110% ‘në fushën e lojës’. Të gjithë e dimë se ndeshjet fitohen me gola dhe, duke filluar nga përmirësimi i transportit publik (për këmbësorët) deri në trajtimin e temës së racizmit, skuadra jonë e kryebashkiakëve ka plot golashënues.
Rregulli i futbollit na ka treguar shpesh se një ekip me kampionë, del i dyti vetëm pas ekipit kampion. Por, Njëmbëdhjetëshja jonë e Kryebashkiakëve Botërorë i përfshin të dyja këto. Ndryshe nga shumica e trajnerëve që u është dashur të sjellin vetëm një skuadër në Kupën e Botës, ne patëm mundësi të zgjidhnim nga e gjithë bota – por kjo, sigurisht, e bëri edhe më të vështirë detyrën tonë.
Cilësia që e bashkon 11-shen e zgjedhur është mënyra e tyre e të menduarit, me një nuhatje të shkujdesur e të pazakontë. Ata janë njerëz që i kushtojnë shumë rëndësi punës, por jo vetes. Në vend që të fajësojnë të tjerët, humbjet i shohin si mundësi për të mësuar sit ë fitojnë herës tjetër. Kurse, në fitore tregohen bujarë. Kryebashkiakët më të mirë, ashtu si futbollistët më të mirë, është një kënaqësi e vërtetë t’i njohësh.
PORTIER
- Phil Goff – Auckland
Duar të sigurta, që bëjnë të mundur atë që Gianluigi Buffon bëri për Italinë: jep siguri. Si të gjithë pritësit e mirë të goditjeve, Goff i ka dhënë përparësi të drejtave themelore: mjedisit, transportit dhe strehimit.
MBROJTËS
- Libby Schaaf – Oakland
Kryebashkiaku Demokrat i qytetit Kalifornian që prej 2015-ës, Schaaf ka mbajtur një qëndrim kundër Donald Trump dhe u sulmua rëndë nga ky i fundit kur paralajmëroi komunitetin lokal për ndërhyrjet e mundshme të oficerëve të emigracionit.
MBROJTËS
- Bart Somers – Mechelen
Somers është mësuar të ndalojë sulmet me përkushtimin për të integruar refugjatët. E ndonëse Belgjika ishte vendi kryesues që furnizonte legjionin e huaj të ISIS-it për banorë, asnjë prej tyre nuk ishte nga Mechelen. Ai është Franz Beckenbauer-i ynë.
MBROJTËS
- Carolyn Goodman – Las Vegas
Një shembull i njeriut jo-partiak, Goodman nuk identifikohet as si Republikane dhe as Demokrate. Ajo ka bërë shumë për transportin public në një qytet të mbushur me makina dhe reagoi fuqishëm për sulmet e vitit të kaluar në Harvest Festival në Rrugën ‘91.
MESFURSHOR-MBROJTËS
- Mitch Landrieu – New Orleans
Çdo rol në qeverisjen e Neë Orleans është dukshëm në mbrojtje: detyra e përjetshme e qytetit është të mbajë larg rrugëve të tij Liqenin Pontchartrain. Landrieu zë vend para tre mbrojtësve të tjerë, për shkak se si e menaxhoi situatën me fushatën për heqjen e monumenteve të Konfederatës.
MESFUSHOR
- Ko Wen-Je – Taipei
Kryebashkiaku i Taipeit është një lojtar kyç, timonier i lirë, pa parti, i cili mund t’i konfuzojë shokët e tij po aq sa edhe kundërshtarin. Por, ia vlen bara qeranë.
MESFUSHOR
- Park Won-soon – Seoul
Furnizues kreativ, por i ndjeshëm, në qendër të gjithçkaje – ai është Luka Modriç i ekipit tonë. Ka instinktet e nevojshme bashkëpunuese, i cili u votua nën sloganin “Qytetarët janë kryebashkiakë”.
MESFUSHOR
- Valerie Plante – Montreal
Një prurje e re dhe energjike, pjesë e dukshme e së majtës, Plante është dikush që beson në lëvizjet e shpejta, ka premtuar të pajisë rrugët e Montrealit me 300 autobusë të rinj dhe të ndërtojë një linjë të re metroje.
SULMUES
- Jenny Durkan – Seattle
Kur mori detyrën, Durkan tha se ajo dëshironte një Seattle “të fortë dhe të butë” – një besim jo i keq për një sulmues në pozicionin e Lionel Messit.
SULMUES
- Ridwan Kamil – Bandung
Një sulmues i shkollës së vjetër, Kamil e di se ajo çka vlen është rezultati. Në 5 vite si kryebashkiak i Bandung, ish-arkitekti superstar ka organizuar një pastrim të shpejtë të rrugëve.
SULMUES
- Erion Veliaj – Tirana
Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste.
Në stolin e rezervave
Kryebashkiaku i Toyama-s, Misashi Mori ka marrë goxha vlerësime për ambiciet e tij për të sjellë sa më afër qytetarëve çdo shërbim të qytetit – ky planifikim ngjason me stilin e futbollit total të mjeshtrit hollandez Johan Cruyff.
Përpjekja e Lisa Helps për modernizim – pavarësisht zhurmës së tradicionalistëve – e bën kryebashkiaken e Victorias, në British Columbia, t’i ngjajë Arsene Wenger-it.
Formacioni:
Ekipi i formuar nga revista Monocle ka një qasje sulmuese: të bësh punë në nivel vendor kërkon shpesh vullnet dhe dëshirë për të rrezikuar, prandaj kemi zgjedhur një formacion krejtësisht atipik: 3-1-3-3.
Mbrojtja dhe sulmi:
Mbrojtja jonë mund të jetë e besueshme dhe pragmatike, por nënkupton se është edhe fronti i parë e sulmit. Mesfusha është metodike në qendër, por guxuese në krahë. Kurse, sulmuesit, janë kreativë, prodhues dhe të sigurt në gjetjen e shanseve për të fituar ndeshjet.
Fraksion.com