Si t’i hiqni njollat që lë antidjersa tek rrobat
Antidjersat janë një ndihmesë e mirë kundër djersitjes. Megjithatë, ato mund të jenë shkak i problemeve, sepse lënë gjurmë në rrobat tona. Por mos u ngut për t’i hedhur rrobat sepse ju mund t’i eliminoni gjurmët me produkte natyrale.
Ja disa prej tyre:
Me kripë
Kjo metodë ndihmon për të hequr njollat e vjetra që janë fiksuar. Është e sigurt për rroba të bardha dhe me ngjyrë. Shpërndajeni kripën mbi njollë dhe e lini për 8-12 orë të veprojë. E lani me ujë të ngrohtë, i shtoni përsëri kripë dhe nëse është e nevojshme mund ta fusni tek makina larëse.
Uthull molle
Lageni njollën me uthull dhe lëreni atë të veprojë gjithë natës. Në mëngjes, lani rrobat si zakonisht. Kjo metodë mund të ruajë rrobat e ngjyrosura, leshin dhe pëlhura të tjera natyrore.
Lëngu i limonit
Me ndihmën e lëngut të limonit, ju mund të hiqni njollat e shkaktuara nga antidjersa. Shtrydhni disa pika të lëngut mbi njollën. Lëreni atë për 5-10 minuta, dhe pastaj lajeni me dorë në ujë pak të ngrohtë.
Pak vodka
Vodka është me të vërtetë e mirë në heqjen e njollave të bardha nga rrobat e errëta. Për të hequr njollën, vendosni pak vodka mbi të dhe prisni disa minuta. Efekti do të shihet pothuajse menjëherë. Ndonjëherë ia vlen të mbash vodka në rroba për një periudhë më të gjatë kohore, por jo më shumë se një orë.
Fraksion.com