AktualitetTë fundit

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës: Ja qeset që do të lejohen të përdoren

Shoqata e Konvertuesve të Plastikës të Shqipërisë APKA ka dhënë informacion lidhur me ndryshimet e fundit të bëra në ligjin për ambalazhet plastike, i cili parashikon ndalimin e përdorimit të qeseve plastike dhe lejimin vetëm të qeseve me karakteristika të caktuara teknike, në funksion të ruajtjes së mjedisit. Shoqata thotë se i mbështet përpjekjet e qeverisë për zbatimin e këtyre ndryshimeve në funksion të ruajtjes së mjedisit dh enxitjes së ripërdorimit dhe riciklimit në vend.

Nisur nga këto ndryshime, informon Shoqata, në Republikën e Shqipërisë do të lejohen të Importohen – Prodhohen – Tregtohen – Përdoren vetem qese plastike mbajtëse me këto karakteristika teknike :

– Trashësia për anë e qeseve plastike mbajtese nuk duhet të jetë më e vogël se 35 micron

– Duhet të ketë në permbajtje aditiv biodegradues që të mundësojë vetëdegradimin e qeses në natyrë në jo me pak se 36 muaj

– Duhet të ketë të stampuar në një pozicion të dukshëm sistemin e shenjimit për të realizuar gjurmueshmerinë e  produktit dhe konkretisht :

– Prodhuesin (Importuesin)

– Shenjën e riciklimit

– Shenjën e ripërdorimit

– Llojin e lëndës së parë të përdorur

– Aditivin Biodegradues që përmban

– Datën e prodhimit (date,muaj,vit)

– Shenjën identifikuese që tregon se qesja është e riciklueshme dhe duhet depozituar e mbledhur e ndare nga mbetjet organike

– Shenjën për përdorim ne kontakt drejtpërdejt me produkte ushqimore nëse ajo është prodhuar per këtë qellim

– Për këto ndryshime bëjnë përjashtim qeset plastike të përdorura për qëllime higjeno-sanitare (si qese e thasë për mbajtjen dhe transportimin e mbeturinave )

 

Fraksion.com