AktualitetBota+Të fundit

SHBA: Dorëhiqet Pruitt, kreu i Agjencisë së Mjedisit

Në SHBA, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Scott Pruitt, dha dorëheqjen.

Presidenti Donald Trump komentoi të enjten se ai pranonte dorëheqjen e zotit Pruitt, por nuk përmendi skandalet e shumta dhe shkeljet e dyshuara të etikës në të cilat ka qenë i përfshirë kreu i agjencisë.

Arsyeja e saktë e dorëheqjes së zotit Pruitt nuk u njoftua.

Zëvendësi i tij, Andrew Wheeler, do të drejtojë tani agjencinë si shef në detyrë.

 

Fraksion.com