Pakistan: 10 vjet burg për ish-kryeministrin Sharif
Një gjykatë e anti-korrupsionit në Pakistan dënoi ish-kryeministrin Nawaz Sharif me 10 vjet burg dhe e gjobiti me më shumë se 10.5 milionë dollarë, pasi nuk shpjegoi se në ç’mënyrë ai dhe fëmijët e tij kanë blerë prona të shtrenjta jashtë shtetit.
Gjykata gjithashtu e dënoi vajzën dhe trashëgimtaren e tij politike, Maryam Nawaz, me shtatë vjet burg. Ajo u gjobit me më shumë se 2.5 milion dollarë si pjestare e pronave të familjes.
Avokati i prokurorisë, Sardar Abbasi u tha gazetarëve se gjykata ka urdhëruar gjithashtu që pronat të konfiskohen nga qeveria pakistaneze. Pronat në fjalë ndodhen në një lagje të pasur të Londrës.
Sharif dhe vajza e tij janë aktualisht në kryeqytetin britanik. Sharif po i qëndron pranë gruas së tij, Kulsoom, e cila po kurohet nga kanceri.
Fraksion.com