AktualitetBota+Të fundit

Londra miraton një protestë me rastin e vizitës së Trump

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka miratuar një kërkesë të protestuesve për të lëshuar një balonë gjigante që paraqet presidentin Donald Trump si një fëmijë të veshur me pelena, gjatë vizitës së presidentit amerikan në kryeqytetin britanik javën e ardhshme.

Balona 6 metra e gjatë do të fluturojnë mbi Parlament për dy orë mëngjesin e të premtes së ardhëshme gjatë protestës së planifikuar.

Krijuesi i balonës, përdori një faqe në internet për të grumbulluar më shumë se 20.000 dollarë për të krijuar imazhin.

Gjatë vizitës tre-ditore, presidenti Trump do të takohet me Mbretëreshën Elizabetë dhe kryeministren Theresa May.

 

Fraksion.com