Gjatësia dhe zhvillimi hormonal ndikohen nga vendi ku jetoni
Gjatësia trupore dhe zhvillimi hormonal varen ndonjëherë më shumë nga vendi ku rritesh sesa nga etnia së cilës i përket.
Ky është konkluzioni i studimit të publikuar në Nature Ecology&Evolution që ka analizuar rreth 400 meshkuj nga Bangladeshi, disa prej të cilëve të rritur në vendin e origjinës dhe të tjerët të emigruar në Evropë.
Kërkuesit e departamentit të Antropologjisë në Universitetin Durham kanë krahasuar edhe nivelin e testosteronit, që ka një rol kyç në zhvillimin e masës muskulare dhe në fertilitetin mashkullor, për të analizuar në këtë mënyrë efektet e gjenetikës dhe të ambientit.
Dhe nga analizat rezultoi se njerëzit me origjinë nga Bangladeshi të rritur në Evropë, në rastin konkret në Britaninë e Madhe, kishin nivel shumë më të lartë testosteroni sesa bashkëmoshatarët e rritur në atdhe.
Gjithashtu ata të rritur në Angli u kishte filluar puberteti në një moshë më të hershme dhe ishin më të gjatë disa centimetra.
Kërkuesit shpjegojnë se kjo vjen nga jetesa në ambiente që na ekspozojnë ndaj sëmundjeve infektive apo kequshqyerjes.
Për pasojë organizmi përqendron energjinë tek mbijetesa dhe jo në prodhimin hormonal të testosteronit.
Fraksion.com