SportTë fundit

Franca gjysmëfinalistja e parë, Uruguai jashtë Botërorit

Franca është skuadra e parë që ka siguruar fazën gjysmëfinale të Botërorit Rusi 2018, pasi ka mposhtur pastër 2-0 kombëtaren e Uruguait.

Varane ishte autor i golit të parë në minutën e 40 të pjesës së parë. Mbrojtësi kërceu mbi të gjithë të tjerët pas një krosimi duke e dërguar topin në rrjetën kundërshtare.

Franca vazhdoi të dominoi ndeshjen dhe dyfishimi i rezultatit erdhi në pjesën e dytë nga sulmuesi Griezmann, i cili goditi fuqishëm nga jashtë zone dhe u ndihmua edhe nga një gafë e pafalshme e portierit Muslera, për të shënuar golin e dytë.

Më tej, për francezët ishte e lehtë të menaxhonte epërsinë deri në minutën e fundit të ndeshjes, duke siguruar biletën e parë të gjysmëfinaleve, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Brazil-Belgjikë, takim që do të nisë në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.

 

Fraksion.com