Dixhitalizimi: 0,1 % ,më tepër punonjës që përdorën kompjuter, në 2017
Teksa bota e zhvilluar e ka transferuar teknologjinë dhe internetin në të gjithë kapilarët e e shërbimeve, ekonomisë dhe biznesit, Shqipëri po bën hapa shumë të ngadaltë nga viti në vit.
Sipas të dhënave të INSTAT ndërmarrjeve ekonomike që përdorin internet ishin 96,0 % më 2017, nga 95,6 % që ishte në 2016.
Gjatë vitit 2017, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 22,4 %, nga 21,9 % që ishte në vitin 2016.
Punonjësit që kanë përdorur kompjuter për qëllime pune përbëjnë 28,1 % të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 28,0 % që ishte në 2016.
Përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e industrisë përpunuese me 8,9 % dhe në aktivitetin e ndërtimit me 17,2 %. K
Kompjuterët janë përdorur në një masë më të madhe nga punonjësit e ndërmarrjeve që kanë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 73,6 %, pasuar nga shërbimet administrative dhe mbështetëse me 64,7 % dhe punonjësit në aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 63,3 %.
Nga ndërmarrjet që përdorin kompjuter, në vitin 2017, 96,9 % e tyre kanë akses në internet, ndërsa në vendet anëtare të BE-së ky tregues është 97,0 %. Në vitin 2017, në 88,4 % të ndërmarrjeve, lidhja në internet ka qenë e tipit DSL ose të tjera broadbandi, nga 84,5 % që ishte në vitin 2016.
Në vitin 2017, në 43,7 % të ndërmarrjeve, shpejtësia më e madhe e shkarkimit të informacionit është nga 2-10 Mbit/s, nga 50,7 % që ishte në 2016. Ndërsa, numri i ndërmarrjeve që kanë patur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 10 Mbit/s është 45,8 % nga 38,0 % , që ishte në vitin 2016.
Në vitin 2017, ndërmarrjet që kanë pasur faqe interneti janë 47,3 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet nga 51,6 % që ishte në vitin 2016. Në 71,3 % të ndërmarrjeve, faqja e internetit është përdorur për të shfaqur katalogët e produkteve ose çmimet e tyre nga 66,1 % që ishte në vitin 2016.
Në 2017, vetëm 7,7 % e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit apo aplikacioneve të dedikuara, nga 7,1 % që ishte vitin e kaluar. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,8 %, pasuar nga transporti dhe magazinimi me 25,2 % dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 14,1 %.
Në vitin 2017 , media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, etj.) është përdorur nga 46,8 % ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 38,9 % që ishte në vitin 2016.
Gjatë 2017, në 79,6 % të ndërmarrjeve, media sociale është përdorur për të përmirësuar imazhin e ndërmarrjes ose të tregut të produkteve (p.sh. për reklamë, për hedhjen në treg të një produkti të ri, etj) nga 89,1 % që ishte në vitin 2016. 20,0 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur median sociale për të shkëmbyer mendime, opinione apo njohuri brenda ndërmarrjes nga 18,2 % që ishte në vitin 2016.
Fraksion.com