AktualitetRajoniTë fundit

Asani: Fakte që provojnë se Maqedonia kishte shqiptarë të krishterë

I ftuar në studion e “Ditarit”, të Zërit të Amerikës, ishte drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, Skënder Asani, i cili ndodhet në Nju Jork për një aktivitet të quajtur “Java kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara”.

Zoti Asani është bashkautor i librit “Familjet katolike shqiptare të Shkupit”. Ai foli në intervistë mbi disa dëshmi të reja për shqiptarët katolikë të Shkupit, i cili ka qenë një qendër me rëndësi për botën kulturore shqiptare. Zoti Asani tha se për Shqiptarët e Maqedonisë, përkujtimet me rastin e 550 vjetorit të Skënderbeut kanë një rëndësi të veçantë.

 

Fraksion.com