AktualitetBota+Të fundit

Anti-terrorizmi, Sekretari amerikan i Shtetit: Shqipëria arrestoi 2 operativë iranianë

Lajmi se autoritetet shqiptare arrestuan disa persona të dyshuar për terrorizëm në mars të këtij viti, konfirmohet sot nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit, “Akvititeti operacional i Iranit në Europë”, ku thuhet shprehimisht se, në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

Sekretari Pompeo shkruan gjithashtu në Twitter se: “Regjimi i Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.” /ma.me

 

Fraksion.com