AktualitetEkonomiTë fundit

Ahmetaj, pavarësisht efekteve të kursit të këmbimit, eksportet në rritje; Të ardhurat buxhetore goditje me 3.6 mld lekë

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj mbajti konferencë për shtyp mbi zhvillimet e fundit ekonomike në vend.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se vijon besimi tek rritja ekonomike.

Për tremujorin e parë të 2018-s sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto shënoi një rritje prej 4.45%, ku kontributin kryesor e dha energjia.

Ahmetaj u ndal edhe tek efekti që ka pasur përfshirja e biznesit te vogël në skemën e TVSH-së, ku nga te gjitha studimet e ekspertëve për ndryshimin e çmimeve është vënë re se indeksi i çmimeve për njësitë tregtare të marra në studim nuk është ndikuar nga përfshirja e tyre ne skemën e TVSH.

Prej datës 1 Prill të gjithë bizneset që kanë një xhiro vjetore më të madhe se 2 milionë lekë janë të përfshirë në skemën e TVSH-së. Përpara një prillit pragu për përfshirjen në skemën e TVSH ishte një xhiro vjetore më e madhe se 5 milionë lekë.

Gjatë fjalës së tij për para mediave, ministri Ahmetaj u ndal edhe tek eksportet. Duke iu referuar të dhënave Ahmetaj tha se eksportet u rriten 18.4%.

“Këtë kemi parë në muajt e fundit me gjithë lëvizjen në kursin e këmbimit eksportet janë rritur që do të thotë eksportet kanë rritur produktivitetin dhe kemi një rritje 7% te importeve. Edhe pse me gjithë goditjen që kanë marrë nga luhatjet e kursit të këmbimit,” – shtoi ministri Ahmetaj.

Një tjetër pikë që preku kreu i Financave është edhe rritja e numrit neto të bizneseve në vend. “Rritja e bizneseve neto, sipas statistikave zyrtare, duke marrë efektin neto, pra sa u krijuan dhe sa u mbyllen, tregon që ka një rritje për periudhën janar- qershor prej 7 mijë biznese të reja”, përfundoi ministri Ahmetaj.

Për sa i përket emetimit të Eurobondit, Ministri u shpreh se nëse do të vendosim të dalim në treg do të jetë një rezultat pozitiv.

Pyetjes së gazetarëve si do të procedohet me taksen e pronës ministri u përgjigj se në 1 janar 2019 ka vetëm një metodologji dhe taksa vazhdon te mblidhet.

Gjithashtu ministri shtoi se janë në një proces zyrtar të skanimit me kontratën e aeroportit dhe shumë shpejt presin që të kenë rezultate me ministrinë e infrastrukturës me një urdhër zyrtar dhe kanë filluar inspektimin e detajuar.

Ndërsa pyetjes nëse ka ndonjë arsye mes ecurisë së ekonomisë dhe të ardhurave ne buxhet dhe të arsyeve se pse vendosën që të dilnin me eurobond 500 milionë euro, Ministri u përgjigj:

“E vetmja goditje në të ardhura është kursi i këmbimit që shkon në 3,6 miliardë lekë. Ne kemi bërë një analizë për nevojat e financimit dhe shtrirjes se nevojave ekonomike. Ne duam të kemi një shtrirje në treg po bëjmë një menaxhim borxhi të kujdesshëm. Unë besoj që ne kemi bërë shumë mirë që po skanojmë kontratat e koncesionit.

 

Fraksion.com