Tërmetet, IGJ: Të pranishëm gjatë natës në Tiranë e Durrës; Do ketë të tjerë
Gjatë natës dhe në agimin e ditës së sotme, janë ndjerë lëkundje të tjera tërmeti në Tiranë dhe Durrës.
Tërmeti më i fortë është regjistruar në orën 02:09 të mëngjesit të së enjtes me epiqendër Hamallajn në Durrës.
Intensiteti i tij ka qenë 4.1 ballë i shkallës rihter.
Ndërsa lëkundjet e fundit janë regjistruar në orën 04:20 me 3.1 ballë.
Nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar.
Sipas institutit të Gjeoshkencave, zona e Hamallajt vijon të mbetet mjaft aktive.
Sipas këtij Instituti muns të ketë lëkundje të tjera, duke marrë parasysh ritmin aktivitetit sizmik.
Dje Tirana dhe rrethinat u goditën nga një tërmet i fortë i shoqëruar me një numër të lartë pasgoditjesh.
Fraksion.com