‘Tahiri’, prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë: Arrest me burg
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dorëzuar një rekurs në Gjykatën e Lartë për çështjen Tahiri.
Prokuroria kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit dhe Gjykatës Penale, të cilat e liruan ish-ministrin, Saimir Tahiri nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Prokuroria kërkon që Tahiri të marrë masën arrest me burg.
Gjykata Penale dhe ajo e Apelit në Tiranë vendosën të linin në hetim në gjendje të lirë ish-ministrin Tahiri.
Tahiri është në hetim që nga tetori i 2017-ës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Deri më tani, prokuroria ka kërkuar në mënyrë sistematike arrest me burg për ish-ministrin.
Tahiri është liruar nga çdo post në PS që prej nisjes së hetimeve. Dy muaj më parë ai dorëzoi mandatin e deputetit për t’i hapur rrugë hetimeve.
Fraksion.com