Rama, Llogaridhënia publike: Shihni vidion pastaj shani
Kryeministri Rama thotë se tashmë që ka mbaruar fushata e Llogaridhënies Publike, ka shumë dëshmi që provojnë se kjo fushatë “ishte një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm”.
Nëpërmjet një vidio që ai sot poston në profilin e tij në rrjetin social Facebook, thotë se kjo është një tjetër dëshmi që tregon ndërtimin e koalicionit me njerëzit e zakonshëm.
Kryeministri sjell një dëshmi të një qytetareje, që iu zgjidh problemi pikërisht përmes fushatës së llogaridhënies.
Ai thotë se llogaridhënia publike ishte takim real për hallet e popullit, dhe e dëshmon atë përmes historisë konkrete të gruas nga Cërriku.
Ajo ngriti si problem të parë mos marrjen e tapisë së shtëpisë, duke thënë se pas regjistrimit në portalin ‘Shqiperiaqeduam.al’, mori zgjidhje. Por tha se i kanë humbur vitet e punës për pensionin, ku pas ankesës qytetarja shprehet se zgjidhja është në proces.
Gruaja u ankua edhe për paketën e kontrollit shëndetësor chek up, duke shprehur si shqetësim se pap test dhe mamografia nuk janë të përfshira, por në këtë moment Rama iu përgjigj se çdo gjë është falas.
Më poshtë po sjellim statusin e z Rama :
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë tjetër dëshmi nga plot si kjo që provojnë se fushata e LLOGARIDHËNIES PUBLIIKE ishte një ndërveprim real me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm, në funksion të ndërtimit çdo ditë të koalicionit me ta për Shqipërinë që duam, përtej cinizmit, sharjeve e përqeshjeve të shumëkujt që e harron ku ishim dhe nuk do të shikojë se sa shumë kemi bërë e se sa shumë më tepër akoma duam e kemi mundësi të bëjmë së bashku, ju uroj një ditë të mbarë 🌹