AktualitetPolitikëTë fundit

Rama, ambasadorit Lu: Arrestimi i Balilit domosdoshmëri, por nuk është e lehtë

Kryeministri Edi Rama iu përgjigjet ambasadorit Amerikan Donald Lu në lidhje me arrestimin e “Eskobarit” të Ballkanit, Klemend Balili. Ai tha se kapja e këtij personazhi në botën e krimit është domosdoshmëri, por nuk është e lehtë.

Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi për nuk e di të disatën herë miku ynë ambasador  lidhur me një nga profilet më të larta të krimit të organizuar dhe pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri  dhe do të jetë një sukses i madh. Por mos harrojmë që nuk ishte 40 vjet më parë, vetëm pak vite më parë ky ishte drejtor. Ishte drejtor i lidhur politkisht dhe politikisht i provuar drejtor dhe çuditërisht jo drejtor peshkimi por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët më herët se vonë ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë sic tregojnë edhe shembujt e Amerikës apo Italisë kur bëhet fjalë për profile të tilla.”, tha Rama.

Ai tha gjithashtu se sulmet ndaj ministrit Xhafaj nga opozita më tepër sesa sulme personale janë për të diskredituar luftën kundër krimit të organizuar në sy të ndërkombëtarëve.

Sot ne jemi frontalisht të vendosur dhe pikërisht pse ne jemi frontalisht të vendosur ne shikojmë edhe shfaqje të pabesueshme të bashkëpunimit të politikës me krimin. Ministri i Brendshëm u vu në një sulm që synonte jo goditjen e tij, por diskreditimin e  të gjithë luftës kundër krimit të organizuar në sytë e të gjithëve ju që jeni këtu me kufje dhe po më dëgjoni mua që po flas shqip. Se në Shqipëri shqiptarët nuk mund ta hanë atë lloj teatri, por për këdo që është në një skrivani në Berlin, Hagë, Paris dhe në kryeqytete të tjera që merr raporton ku shkruhet: Audio përgjime, vëllai i ministrit duke diskutuar sasitë e drogës me trafikantët nuk ka as kohë dhe as dëshirë të marrë vesh si është e vërteta sespe i bie më kollaj të thotë: Ja kjo është Shqipëria”.

Kryeministri Edi Rama tha se janë mbi 100 raste kriminelësh, të cilët janë liruar nga burgu në sallat e gjykatave.

Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë nga gjykatësit dhe kanë dalë dhe kanë përsëritur krimin, vrasje përdhunime dhe grabitje me dhunë si tre kategori që nuk mund të marrin pafajësinë në sallën e gjyqit. Jemi të vetëdijshëm se ky poroces nuk ndodh në një hark kohor të shkurtër, por është një proces ku nuk ka kthim prapa.

Policia e ka garantuar duan apo nuk duan ata që e bëjnë këtë diskutim. E ka garantuar që paprekshmëria e individit në Shqipëri nuk ekziston më. Që nga shkeljet e vogla, deri tek më të mëdhajat. Çështja është që sistmi i drejtësisë të garantojë që pandëshkueshmëria mos eksiztojë më”, tha Rama.

 

Fraksion.com