AktualitetTë fundit

Parlamenti rrethohet nga protestuesit, hidhen tymuese jashtë sallës

Pas mbledhjes së grupit parlamentar në selinë e PD-së, deputetët e opozitës kanë mbërritur tashmë në seancën plenare.

Teksa në parlament pritet të nisë seanca plenare, jashtë sallës janë grumbulluar qindra protestues që kërkojnë mbrojtjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar.

Veç artistëve, të pranishëm janë edhe qytetarë e anëtarë të shoqërisë civile. Kjo protestë ka edhe mbështetjen e opozitës.

Tubimi ka nisur me këndimin e himnit kombëtar. Ndërkohë janë hedhur edhe disa tymuese jashtë sallës së parlamentit.

Fraksion.com