Kumbaro: Teatri Kombëtar është në gjendje emergjente.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, foli në Kuvend për projektligjin e Teatrit Kombëtar.
Ajo tha se godina nuk i qëndron më kohës.
“Nevoja për investime kulturore tek ne është ulëritëse. Teatri Kombëtar është prioritet, është në gjendje emergjente. Nuk i qëndron më kohës”, tha Kumbaro.
Aj shtoi se “kemi bërë në këto 4 vite jo pak ndërhyrje për të mbajtur në kufijtë e mbijetesës muret”, por theksoi se “çdo përpjekje për të përmirësuar është e kotë”.
“Sot gjetëm mundësi për të bërë një teatër dinjitoz”, theksoi Kumbaro.
“Propozimi i përcjellë nga Bashkia Tiranë është shqyrtuar me shumë kujdes për të gjetur procedurën ligjore të duhur. Propozimi synon që të merret më e mira e bashkëpunimit mes pronarëve privatë dhe publikë”, tha Kumbaro.
Fraksion.com