AktualitetTë fundit

Vettingu, KPK jep vendimin në orën 10:00 për Arta Markun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet të japë sot në orën 10:00 vendimin për kreun e përkohshëm të akuzës Arta Marku.

Në seancën dëgjimore të një dite më parë kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku nuk ishte e pranishme por u përfaqësua nga avokatja Lirime Çukaj.

Mosparaqitja e saj në seancë solli reagimin e trupës së KPK-së  por edhe të përfaqësuesit të ONM-së, i cili e cilësoi si mungesë të një lidershipi që ka detyrim jo vetem  të drejtojë por edhe te japë llogari.

Në lidhje me tre komponentët, KPK nuk ka konstuar probleme pavarësisht se nje kerkesë e saj për masë ‘arrest me bug’ dy herë për një person që ishte kapur në gjendje te dehur u komentua si ekstreme.

 

Fraksion.com