“Në çastin kur po hy në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor betohem solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Këtë betim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal”.

Ky betim, mendohet të jetë shkruar rreth viteve 400 p.e.s nga mjeku grek HipokRati që sot njihet babai i mjekësisë. Këto parimet të larta etike që gjenden në këtë betim ende udhëheqin profesionin e mjekut.

Duhet të ndodh kështu edhe sot, mes sfidave të mjekësisë bashkëkohore, prurjeve të rejave të mjekësisë, patologjieve të reja dhe agonive të krijuara në sistem shëndetësore.

Sicçbetimi e kërkon, një mjek nuk ka orë, ditë të lodhshme apo më pak të lodhshme, nuk merret parsysh shkalla e rrezikut dhe një kirurg nuk ka kurrë justifikim për të mos kapur bisturitë.

Ylber Vata, kirurgu në një karrierë të gjatë në këtë specialitet rikthehet në Kukës, këtë herë pjesë e politikave mbështetëse financiare për mjekët; siç është bonusi.

Është akomoduar në një nga hotelet e këtij qytetit të vogël në veri të vendit, qytet në të cilin ka nostaligjinë e një fëmijëve dhe një të riu që hyri për herë të parë në sallën e operacionit.

La përkohësisht  Tiranën dhe Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, trafikun e rënduar dhe intensitetin e një qyteti që bashkë me popullsinë rritet edhe në patologji.

Kthehet në spitalin që e ka larg nga hoteli jo më shumë se 7 minuta, në një klimë më të mirë, rigjen kolegët dhe sot ka një pagë 2.5 mln lekë, më e larta për bluzat e bardha në Shqipëri.

Do kryej një operacion, për të i zakoshëm, për pacienten i rrezikshëm. Vjen nga një apandesit lënë në gradën më të avancuar dhe ndërhyrja duhet të jetë e menjëhershme.

I bashkohet stafit të tij, pjesën më të madhe e rigjen pas disa viteve.

Operacioni zgjati rreth 40 minuta, i suksesshëm dhe pacientja paraqitet në gjendje stabël.

I ulur në dhomën e mjekut, Ylber Vata, tregon arsyet përse zgjodhi Kukësin dhe nevojat që ka ky spital.

Kontrata e bonuesit të mjekëve zgjasin rreth 2 muaj, dhe qëllimi është të mbulohen me  mjekë profesionistë spitalet rajonale.

Pas kësaj periudhe, Yber Vata, do të rikthehet në Senatorium pasi ata mbeten pjesë e sistemit dhe kontrata e punës nuk ndërpritet.

Ismet Nika është drejtuesi i spitalit të Kukësit. Përpara se të merrte detyrën pra rreth 6 muaj më heret, ishte kirurgu i vetëm për pacientët nga Kukësi, Hasi dhe Tropoja.

Një kirurg që përballonte rreth 400-1000 operacione në vit.

Për rastet që paraqesin komplikacione , pasi jepet ndihma e parë aty dërgohen me autoambulancë ose helikopterë sipas patologjive dhe traumës në spitalet terciare dhe atë Universitar të Traumës.

Sot ka marrë përsipër sfidën e drejtimin të insituticionit spitalor por me pasionin e mjekut vijon të kryejë ndërhyje kirurgjikale.

Optimizimi i mjekut dhe i drejtuesit lexohet lehtësisht dhe për këtë thotë se ka arsye.

Bonuset, atë që mjekët e quajnë edhe vlerësim të misionit dhe dinjitetit të tyre, nuk po motivojnë vetëm bluzat e bardha për të shërbyer në spitalet e rretheve.

Për autoritetet shëndetësore ishte inkurajuese kur mjekë shqiptarë lanë karrierën në vendet si Itali dhe Gjermani për të shërbyer në Shqipëri.

I tillë është Martin Mano, kardiologu i specializuar në Verona të Italisë.

Rikthimi në Korçë nuk është i lehtë, por ai thotë se do të bëjë gjithçka mundet për pacientët.

Edhe kryeministri Rama nuk hezitoi të publikojë vendimin me kardiologun, në kohën kur bluzat e bardha po emigrojnë në vendet si Italia dhe Gjermania.

Rast tjetër është Fatmir Xhemali, anestezisti i diplomuar në Gjermani dhe sot shërben në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, thotë se ka shfrytëzuar të gjitha mënyra për tu informuar se çfarë ndodh në origjinën e tij. Nga lajmet e përditshme mësoi për bonuset dhe sot i është bashkuar në tjetër kolegu anestezistë në Dibër.

Ka dhe një apel për mjekët dhe infermierët që janë larguar nga Shqipëria.

Erion Panajoti, është ranimator dhe tashmë i është bashkuar stafit të spitalit të Gjirokastër.

Do të jetë banor i përkoshshëm në qytetin e gurtë, por thotë se ndihet mirë për zgjedhjen që ka bërë.

Për bonuset u fol në media 5 vite me parë, por në 4 vite, rreth 6 mjekë vendosën ti bashkoheshin iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që spitalet bashkiake dhe ato rajonale vuanin mungesën e rreth 100 mjekëve specialistë si kirurg, anestezist  reanimacion, kardiolog, obstetër-gjinekolog, neurolog, pediatër, imazheri, mjekësi internet, ortoped traumatologji.

Për autoritetet e shëndetësisë situata është krijuar e tillë për shkak të ndërprejes së specializimeve në Shëndetësisë për 4 vite me rradhë, çka do të thotë se specialistë të rinj nuk kishte, ndërsa rritej numri i mjekëve që dilnin në pension.

Tjetër arsye është largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë, atë që ekspertët e shëndetësisë e kanë konsideruar si hemoragjia e sistemit tonë shëndetësor.

Arsyet lidhen me problemet në infrastrukturë dhe pajisjet në spitale, presioni për vendin e punës, presioni nga pacientë dhe familjarë të pacientëve si dhe pamundësia për tu ngjitur në karrierë.

5-fishimi i pagës së mjekëve përmes programit të bonuseve ka bërë 13 mjekë  të kthehen në Shqipëri apo të lënë Spitalet Universitare për të shkuar në rrethe.

Kjo ka qenë dhe një sfidë personale e Ministres së Shëndetësisë, në kohën kur Ogerta Manastirliu krijoi eksperiencën e saj në QSUT që përballonte fluksin më të madh të pacienteve që vinin si referime nga spitalet rajonale.

Ministrja sot beson se me investimet, me pajisjet e reja mjekësore, procesin e sterilizimit,  do të fashojë një hemoragji të krijuar ndër vite./Ora News.tv